
Irani ka mohuar zyrtarisht raportet për një rrjedhje nafte pranë ishullit Kharg, qendra kryesore e eksportit të naftës së vendit në Gjirin Persik, sipas mediave shtetërore iraniane. Drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Terminaleve të Naftës deklaroi se inspektimet e kryera në zonë nuk kanë gjetur asnjë provë të rrjedhjes së naftës.
Ai shtoi se edhe Qendra e Ndihmës së Ndërsjellë të Emergjencave Detare, organi rajonal për ndotjen detare, nuk ka raportuar asnjë shenjë të derdhjes në ujërat përreth ishullit.
Mohimi vjen një ditë pas raportimeve se imazhet satelitore të marra këtë javë tregojnë një njollë të madhe nafte pranë terminalit. Sipas vlerësimeve paraprake, derdhja e dyshuar mbulon dhjetëra kilometra katrorë.Kompania e inteligjencës detare Windward ka analizuar lëvizjen e njollës, duke raportuar se ajo po përparon me një shpejtësi prej rreth 2 km në orë drejt juglindjes.
Nëse trajektoria mbetet e njëjtë, bregu më i afërt që mund të preket është zona e Al Mirfa në Emiratet e Bashkuara Arabe, brenda rreth 13 ditëve.Derisa Irani insiston se nuk ka rrjedhje, monitorimi satelitor dhe analizat e pavarura detare vazhdojnë të ndjekin zhvillimin e situatës në një nga zonat më të rëndësishme për tregun global të naftës.
Lini një Përgjigje