Tjetër natë me shkëmbime sulmesh mes Izraelit dhe Iranit. Më shumë se 60 avionë luftarakë izraelitë u përfshinë në goditje, duke hedhur 120 municione.
Sipas IDF, objektivat që ata shënjestruan përfshinin disa vende prodhimi industrial të raketave në Teheran që dikur ishin "zemra industriale e Ministrisë së Mbrojtjes iraniane; vende ushtarake që prodhonin komponentë raketash; dhe fabrika që prodhojnë lëndë të para të përdorura për shkrirjen e motorëve të raketave".
Nga sulmet u godit gjithashtu edhe selia e projektit bërthamor SPDN. Irani po ashtu lëshoi disa raket drejt izraelit. Një prej tyre shkaktoi 7 të plagosur dhe dëme të shumta në Beer Sheva, në jug të shtetit hebraik, i goditur dhe gjatë sulmeve të një dite më parë. Një granatë u hodh dje në oborrin e rezidencës së ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme të vogla.
Sot në Gjenevë do të zhvillohet një takim i Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin iranian Araghchi dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Ka ende kohë për të arritur një zgjidhje diplomatike, sipas britanikut Lammy. Irani ka emëruar një drejtues të ri të inteligjencës për Pasdaran, pas vrasjes së paraardhësit të tij nga Izraeli.
Presidenti amerikan Trump ka miratuar planet e sulmit, por nuk dëshiron të nxitojë, duke iu druajtur rreziqeve të një misioni të papërfunduar. Sot në 11.00 (ora lokale) ka thirrur një tjetër mbledhje të Këshillit të sigurisë, për të vlerësuar zhvillimet e fundit. Udhëheqësi Suprem Khamenei në një mesazh të regjistruar kërcënon me pasoja të pariparueshme në rast të një sulmi amerikan.
Lini një Përgjigje