TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2025, 08:40

Rusia paralajmëron Izraelin: Vrasja e Khamenit do të hapte kutinë e Pandorës 

Shkruar nga Pamfleti

Rusia paralajmëron Izraelin: Vrasja e Khamenit do të hapte kutinë

Rusia është shprehur qartë se ndryshimi i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe vrasja e Udhëheqësit Suprem të vendit do të hapte “kutinë e Pandorës.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për Sky News.

I pyetur se si do të reagonte Rusia nëse Izraeli do të vriste Ajatollahun Ali Khamenein, Peskov theksoi: “Do reagonim shumë negativisht, ne do ta kundërshtonim fuqimisht atë. Do të çonte në lindjen e atmosferave ekstremiste në Iran dhe ata që flasin për (vrasjen e Khameneit), duhet ta dinë mirë këtë”, tha Peskov.

Në lidhje me ndryshimin e regjimit në Iran, ai e cilësoi: “Është i paimagjinueshëm”.

“Duhet të jetë i papranueshëm, madje edhe të flasësh për këtë duhet të jetë e papranueshme për të gjithë”, theksoi Peskov.

Lini një Përgjigje