
Gjatë konferencës për shtyp nga Samiti i BE-së, një gazetar norvegjez e pyeti Zelenskyn se cilat janë shpresat e tij për Ukrainën dhe popullin ukrainas pas tre vitesh luftë.
“Shpresojmë që këtë vit ta përfundojmë luftën”, u përgjigj ai teksa shtoi se ka qenë “shumë e vështirë” për të gjithë kombin.
Zelensky tha më tej se në afat të shkurtër Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar rikthimin e Rusisë në vitet në vijim.
Ai theksoi se anëtarësimi në BE dhe NATO së shpejti do ta ndihmojë shumë Ukrainën. Zelensky kohët e fundit pranoi se ai do të tërhiqej si president nëse Ukraina do të bëhej anëtare e NATO-s në këmbim. Rusia tha se nuk do ta pranonte këtë si pjesë të ndonjë marrëveshjeje paqeje.
I pyetur për marrëdhënien e tij me presidentin amerikan Donald Trump. Zelensky nuk komentoi në mënyrë eksplicite marrëdhënien e tyre, por tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen, si të gjithë partnerët.
“Ne gjithashtu duhet të mos e humbasim këtë unitet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Kujtojmë se javën e kaluar, Trump e quajti presidentin ukrainas "një diktator" dhe tha se ai ka bërë një "punë të tmerrshme" për të udhëhequr Ukrainën. Kjo pasoi me përgjigjen e Zelenskyt që tha se Trump "po jetonte në një hapësirë dezinformimi" të qeverisur nga Moska.
Lini një Përgjigje