TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2025, 16:47

Nuk humbet kohë, Merz nis negociatat për qeverinë e re: "Po" për një koalicion me SPD-në e Scholz

Shkruar nga Pamfleti

Nuk humbet kohë, Merz nis negociatat për qeverinë e re:

Friedrich Merz, fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, nuk humbet kohë për krijimin e qeverisë së re. Mbrëmjen e sotme ai do të nisë fazën e parë të negociatave, ndërsa Merz në deklaratën e tij thekson se Gjermania ka nevojë për një qeveri të aftë për veprim. Merz thekson se dëshiron të jetë kancelar i të gjithë gjermanëve, përfshi edhe ata që nuk votuan për Unionin e Krishterë (CDU/CSU).

Megjithatë, ai e cilësoi si “shqetësuese” situatën në shtetet lindore, ku siç tha ai, CDU nuk ka fituar asnjë zonë elektorale.

 “Unë po ndjek me shumë shqetësim atë që po ndodh në lindje, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme shtetërore në 2026 në Berlin, ku dje e majta doli si forca udhëheqëse”, tha ai.

Lidhur me emigracionin, i cili është bërë një çështje qendrore në debatin parazgjedhor, Friedrich Merz përsëriti se dëshiron të vazhdojë të refuzojë emigrantët në kufi. “Askush nga ne nuk dëshiron të mbyllë kufijtë. Por duhet të zbatohen refuzime të përkohshme. Kjo është e mundur ligjërisht", tha ai.

“Do të zhvillohen negociata të shpejta”

Përpara negociatave me SPD-në, Friedrich Merz tha se partia po përballet me një krizë ekzistenciale pas përqindjes historikisht të ulët që regjistroi dje. Ai siguroi megjithatë se "nuk kam asnjë interes të shkatërroj SPD" dhe përsëriti nevojën për negociata të shpejta, me synimin që qeveria e re të jetë gati për veprim brenda Pashkëve.

Ai gjithashtu theksoi se do të takohej me Olaf Scholz për të diskutuar tranzicionin e qetë të pushtetit dhe për të siguruar që qeveria e përkohshme nuk do të marrë ndonjë vendim afat-gjatë detyrues për Gjermaninë pa u konsultuar më parë me Unionin Kristian Demokrat.

Duke iu referuar politikës evropiane të qeverisë së tij, Friedrich Merz deklaroi se është “12 me 5” për Europën dhe për këtë, siç tha ai, duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Ai foli në telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe synon të koordinohet me të për adresimin e qëndrimit të ri të SHBA.

"Unë supozoj se nën Donald Trump, interesi i SHBA për Evropën do të ulet, por unë ende shpresoj se marrëdhëniet e mira transatlantike do të ruhen. Por kjo kërkon marrëveshje brenda Europës”, ​​theksoi kreu i CDU.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka marrë tashmë urime nga ish-kancelarja Angela Merkel, Friedrich Merz është përgjigjur negativisht.

Lini një Përgjigje