
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u pyet nëse mund të caktonte një afat kohor se kur saktësisht mund të lejohet Ukraina të anëtarësohet në BE.
Gjatë konferencës për shtyp nga Samiti i BE-së për trevjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, ajo tha se procesi për t'u anëtarësuar është "i bazuar në merita" dhe bashkimi duhet të jetë i dobishëm si për vendin aplikues ashtu edhe për BE.
Ajo shpjegon se BE-ja heziton të japë një datë të saktë se kur mund të anëtarësohet Ukraina, pasi kjo mund të nënkuptojë se edhe vendet e tjera aplikuese kërkojnë një gjë të tillë.
Von der Leyen shton se Ukraina po ecën mirë dhe mund të "pranohet më herët se 2030" nëse vendi vazhdon "me atë shpejtësi dhe me atë cilësi".
Lini një Përgjigje