TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2024, 17:56

“Të gjithë në Bruksel janë pro luftës”, Orban lëshon “bombën”: Perëndimi një hap larg dërgimit të trupave në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

“Të gjithë në Bruksel janë pro luftës”,

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka lëshuar një deklaratë ‘bombë’ ditën e sotme, duke thënë se perëndimi është një hap larg dërgimit të trupave të saj në Ukrainë. Ai shtoi se Brukseli po luan me zjarrin dhe se po provokon nisjen e një Lufte të Tretë Botërore.

Situata e luftës në Ukrainë ka ngecur dhe ushtria e Zelenskyt duket totalisht e paaftë për të bërë avancime të reja në fushën e betejës përballë ushtrisë ruse, e cila me kalimin e kohës ka marrë veten dhe po forcohet dita-ditës.

Të përfshirë në këtë luftë, që nga fillimi i saj, ishin edhe vendet e BE-së së bashku me SHBA-në. Por situata nuk është më e njëjtë. Ndihma e SHBA-së ka ngecur prej muajsh në Senat. Nga ana tjetër vendet e BE-së kanë nisur të shprehin pakënaqësitë dhe të ndejnë “gropat ekonomike”, që i kanë bërë vendeve të tyre me ndihmat miliarda euroshe dërguar Ukrainës.

Nga frika e ardhjes në pushtet të ish-presidentit Donald Trump, NATO dhe BE-ja kanë nisur të tregojnë ‘dhëmbët” dhe kërcënuar se mund të futen në luftë me Rusinë, në përpjekje për t’i treguar Amerikës, se edhe nëse Trump e tërheq atë nga Aleanca, ata nuk kanë nevojë për të!

Një sinjal të tillë e dha ditën e sotme kryeministri Hungarez Viktor Oraban, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se në mbledhjet dhe takimet e BE-së dhe NATO-s, flitet vetëm për luftë dhe sipas tij shumica në Bruksel duan luftën dhe jo paqen.

Sot në Bruksel ka një shumicë pro luftës. Në Evropë atmosfera është lufta, politika dominohet nga logjika e luftës. I shoh të gjithë duke u përgatitur për luftë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dëshiron të ngrejë një mision NATO-Ukrainë. Udhëheqësit evropianë janë tashmë në luftë, ata e shohin luftën si luftën e tyre dhe e bëjnë atë si luftën e tyre”, shkruan Orban.

Ndër të tjera, kryeministri hungarez, kritikoi BE-në për ndihmat financiare të pafundme drejtuar Ukrainës të cilat po “vyshkin” ekonomitë e vendeve europiane. Oraban shtoi se nuk mund të vazhdohet pafund kështu, kur situata vetëm po përkeqësohet. 

Në fillim ishte vetëm një helmetë. Pastaj sanksione, por sigurisht jo për transportuesit e energjisë! Dhe pastaj përsëri, edhe për ata. Pastaj erdhi dërgesa e armëve. Së pari armë, pastaj tanke, pastaj avionë. Pastaj ndihma financiare. Një dhjetë miliardësh, më pas një tjerë. Ne jemi diku afër 100 miliardë tani. Në euro. Para, parazitë, armë, por situata nuk po përmirësohet, po përkeqësohet”, shkruan më tej Oraban!

Orban gjithashtu lëshhoi një deklaratë ‘bombë’ ditën e sotme, duke thënë se perëndimi është një hap larg dërgimit të trupave të saj në Ukrainë, që do të thoshte luftë me Rusinë. Ai shtoi se Brukseli po luan me zjarrin dhe se po provokon nisjen e një Lufte të Tretë Botërore.

Jemi një hap larg dërgimit të trupave në Ukrainë nga Perëndimi. Kjo është një vorbull lufte që mund ta shtyjë Evropën në thellësi. Brukseli po luan me zjarrin, ajo që ai bën është tundim nga Zoti. Luftërat botërore nuk u quajtën kurrë luftëra botërore në fillim. Lufta e Tretë Ballkanike, Pakti Molotov-Ribbentrop dhe në fund ndarja e Polonisë u bënë dy herë luftë botërore”, tha Orban.

Ai e përfundoi deklaratën  e tij duke thënë se kjo nuk ishte lufta e Hungarezëve dhe se ata nuk do të përfshihen në veprime të tilla të NATO-s! Orban theksoi se vendi i tij është pro paqes dhe do të vazhdojë ta shpreh këtë mendim si në Bruksel, Uashington, OKB apo dhe NATO.

Ne hungarezët e dimë se si është lufta. Kemi qenë mjaft herë të përfshirë. Jam i bindur se duhet të qëndrojmë jashtë kësaj lufte. Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk duam një luftë dhe nuk duam që Hungaria të bëhet sërish shesh lojërash i fuqive të mëdha. Kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë për paqen - në shtëpi, në Bruksel, Uashington, në OKB dhe NATO”, përfundon Orban!/Pamfleti

orban

Lini një Përgjigje