Alarmi u ngrit të dielën në Serbi kur u gjet një bombë prej një ton të mbetur nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999.
Bomba u gjet në një kantier ndërtimi të Parkut të Shkencës dhe Teknologjisë në Nice gjatë punës së rinovimit.
Autoritetet u mobilizuan dhe e gjithë popullata përreth parkut u evakuua.Bomba u çaktivizua nga piroteknikë dhe u transportua me kamion jashtë qytetit. Siç njofton MPB-ja e Serbisë, bëhet fjalë për një bombë 1000 kg, me 430 kg lëndë shpërthyese.
Bomba do të shkatërrohet nga një shpërthim artificial nëntokësor, në një zonë të kontrolluar, thuhet në njoftim. Njëkohësisht ftohen të gjithë banorët e zonës të kthehen në banesat e tyre.
“Kjo është një nga bombat më të mëdha që kemi çaktivizuar deri më sot. Është një armë e fuqishme vdekjeprurëse”, tha zëvendësministri i Brendshëm dhe kreu i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave, Luka Caushić.
#BREAKING #Serbia The aerial bomb, a remnant from the NATO bombing, has been successfully removed from the construction site in Niš, Serbia. It is currently being transported to a secure location for destruction. pic.twitter.com/EXLY67mtV3
— The National Independent (@NationalIndNews) April 21, 2024
Lini një Përgjigje