TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2024, 12:08

Paketa 60 miliardë $ për Ukrainën zemëron Moskën: SHBA votoi pro luftës, tani do të ketë më shumë vdekje!

Shkruar nga Pamfleti
Paketa 60 miliardë $ për Ukrainën zemëron Moskën: SHBA
Biden dhe Putin

Paketa e re e ndihmës së SHBA-së për Kievin ka zemëruar Moskën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se paketa 60 miliardë dollarë  ishte një sinjal që SHBA do që të vazhdojë lufta.

'Kjo iniciativë do t'i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më të pasura, do të shkatërrojë më tej Ukrainën dhe do të shkaktojë edhe më shumë vdekje midis ukrainasve", tha ai.

Edhe aleati i ngushtë i Putin, Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, gjithashtu pati një reagim për ndihmën e SHBA për Kievin.

«Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin ndihmën për një bandë neo-nazistësh. Ishte një votë... për vazhdimin e luftës civile të njerëzve të përçarë të vendit tonë të bashkuar më parë dhe për të maksimizuar numrin e viktimave të kësaj lufte”, vuri në dukje nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus.

Ndërsa Kryetari i Dumës Vyacheslav Volodin shkon aq larg sa parashikon përmes Telegramit se vendimi i Shteteve të Bashkuara për t'i ofruar ndihmë të mëtejshme Kievit "do të varrosë ekonominë ukrainase" dhe do ta privojë vendin nga e ardhmja e tij, sepse shumica e 61 miliardë dollarëve të këtyre fondeve për Ukraina “do të shpenzohet në Shtetet e Bashkuara”, ndërsa paratë që shkojnë direkt në Kiev do të duhet të kthehen, pretendon ai pa pasur asnjë konfirmim të këtij versioni.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar projektligjin që cakton 60 miliardë dollarë për Ukrainën. Uashingtoni do të ofrojë armë dhe "ndihma vdekjeprurëse" të tjera në luftën kundër Rusisë.

Masa kaloi me një po të fortë nga demokratët dhe me votën negative të më shumë se gjysmës së deputetëve republikanë të pranishëm. Demokratët valëvitën flamujt ukrainas dhe brohoritën "Ukrainë, Ukrainë" ndërsa drita jeshile u zyrtarizua. Votimi ishte bllokuar për javë të tëra për shkak të kundërshtimit nga krahu i djathtë i Partisë Republikane të shumicës. Senati, me një shumicë demokratike, duhet të miratojë masën pa incidente dhe të lejojë presidentin Joe Biden të nënshkruajë ligjin për t'i dërguar Kievit ndihmën e nevojshme urgjente.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë dërgimin e këshilltarëve ushtarakë shtesë në ambasadën amerikane në Kiev, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

'Gjatë gjithë konfliktit, Ministria e Mbrojtjes mori parasysh dhe rregulloi praninë tonë në vend në varësi të kushteve të sigurisë. Aktualisht po shqyrtojmë dërgimin e disa këshilltarëve shtesë për të zgjeruar departamentin e bashkëpunimit ushtarak në ambasadë', tha Ryder për Politico.

Një zëdhënës i Pentagonit vuri në dukje se këshilltarët nuk do të kryejnë detyra ushtarake, por do të këshillojnë dhe mbështesin qeverinë dhe forcat e armatosura të Ukrainës.

shba moska

Lini një Përgjigje