Një kanal turk transmeton se anulohet vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në SHBA.
Vizita e Erdoganit në SHBA është planifikuar për më 9 maj dhe gjatë saj presidenti turk do të takohet për herë të parë me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
OdaTv raportoi pak orë më parë se vizita është anuluar dhe se arsyeja është ndihma ushtarake amerikane për Izraelin. “Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e dominuar nga republikanët, ka miratuar një projekt-ligj prej 95 miliardë dollarësh për ndihmë për vende të ndryshme, duke i dhënë fund një bllokimi politik 6-mujor.
Paketa prej 95 miliardë dollarësh, e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e mbizotëruar nga republikanët, përfshin 61 miliardë dollarë për ndihmë për Ukrainën, 26 miliardë dollarë për Izraelin dhe 8 miliardë dollarë për sigurinë në rajonin Indo-Paqësor (Tajvan). Nga paketa prej 26 miliardë dollarësh në dispozicion të Izraelit, 9 miliardë dollarë pritet të ndahen për ndihmën humanitare që do të përdoret në zona të ndryshme lufte, duke përfshirë Gazën.
Menjëherë pas një postimi të ngjashëm ka bërë edhe Haber Meydani.

Lini një Përgjigje