
Dy persona kanë mbetur të vdekur ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna në një festë në një lagje të Memphis, në SHBA.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një festë, për të cilën nuk ishte marrë leje te autoritetet përkatëse.
Policia deklaroi se në këtë festë ishin mbledhur 200-300 persona, teksa dyshohet se autorët janë të paktën dy të dyshuar. Sipas njoftimit të policisë, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis për CBS News.
Lini një Përgjigje