
Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar organizatat mediatike në SHBA për mbulimin e tyre të luftës në Iran. Ai shpërtheu ndaj “New York Times”, “CNN” dhe “The Wall Street Journal”, duke i quajtur media të korruptuar dhe të dështuara që, sipas tij, shpërndajnë vetme lajme të rreme.
Me anë të një postimi në platformën e tij ‘Truth Social’, presidenti amerikan ngriti supozimin se kur Irani të dorëzohej plotësisht, çfarë pretendimesh do të ngrenë këto media të cilat sipas tij deri më tani kanë folur për një fitore të Teheranit.
"Nëse Irani dorëzohet, pranon se Marina e tyre është zhdukur dhe ndodhet në fund të detit, dhe Forca e tyre Ajrore nuk është më me ne, dhe nëse e gjithë ushtria e tyre del nga Teherani, me armët e ulura dhe duart lart, secili duke bërtitur 'Unë dorëzohem, unë dorëzohem' ndërsa valëvit Flamurin e Bardhë përfaqësues, dhe nëse e gjithë Udhëheqja e tyre e mbetur nënshkruan të gjitha 'Dokumentet e Dorëzimit' të nevojshme, dhe pranojnë humbjen e tyre ndaj fuqisë dhe forcës së madhe të SHBA-së madhështore, The Failing New York Times, The China Street Journal (WSJ!), CNN e korruptuar dhe tani e parëndësishme, dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Medias së Lajmeve të Rreme, do të shkruajnë se Irani pati një Fitore Mjeshtërore dhe Brilante ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ishte as afër. Budallokratët dhe media e kanë humbur plotësisht rrugën. Janë çmendur plotësisht!!!", shkroi Trump
Ende nuk dihet nëse deklarata e Trumpit ka lidhje me propozimin që Irani dorëzoi ditën e sotme me anë të Pakistanit dhe nëse presidenti po rendiste disa nga kushtet për të cilat mund të jenë rënë dakord mes palëve. Megjithatë ende nuk ka një reagim nga ana e Uashingtonit lidhur me propozimin e Pakistanit.
Lini një Përgjigje