TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2026, 15:55

Pak orë para protestës së studentëve për gjuhën shqipe, Mickoski takohet me liderët e VLEN!

Shkruar nga Pamfleti
Pak orë para protestës së studentëve për gjuhën
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Medziti.

Pak orë para protestës së studentëve në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është takuar me bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Medziti.

Në takim mësohet se u diskutua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të Jurisprudencës. Në një njoftim të qeverisë maqedonase thuhej se institucionet po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje.

“U theksua se vetëm përmes një qasje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që do të nënkuptojnë përparim, besim të ndërsjellë dhe një hap të përbashkët drejt së ardhmes. Prandaj, institucionet po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që të sigurohet siguri juridike dhe funksionalitet”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

vlen maqedoni

1 Komente

  1. M
    Muharrem

    Kam pershtypjen se ky zotri duke njohur friken per forcen dhe energjine qe studentet zotrojne, ben deklarata qe nuk do te zgjasin ne kohe !

    Lini një Përgjigje