TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2025, 09:33

Takimi Trump-Zelensky, liderët europianë informohen përmes telefonit

Shkruar nga Pamfleti
Takimi Trump-Zelensky, liderët europianë informohen përmes
Liderët e BE, Donald Ttrump dhe Volodymuyr Zelensky

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë sot në një telefonatë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe disa udhëheqës të shteteve të Bashkimit Evropian.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënëse e Komisionit Evropian dhe vjen në një moment kyç për përpjekjet diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë.

Telefonata zhvillohet në prag të takimit të planifikuar mes Zelenskyt dhe Trumpit në Mar-a-Lago, Florida. Presidenti ukrainas ka njoftuar se do të takohet nesër me Trump për të vazhduar negociatat mbi një marrëveshje të mundshme me Rusinë. Bisedimet bazohen në raundin e fundit të negociatave SHBA–Ukrainë, nga të cilat ka dalë një plan me 20 pika.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm për arritjen e një zgjidhjeje paqësore. Në një intervistë për Neë York Post, ai tha se ekziston një shans i mirë për t’i dhënë fund konfliktit, duke e cilësuar luftën në Ukrainë si më të vështirën që ka tentuar të zgjidhë. Sipas Trumpit, si Ukraina ashtu edhe Rusia janë të interesuara për përfundimin e luftës, edhe pse jo gjithmonë në të njëjtën kohë.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, takimi Trump–Zelensky do të mbahet nesër në orën 3:00 pasdite ose 21:00 sipas orës tonë. 

 

takimi trump-zelensky ursula von der leyen

Lini një Përgjigje