TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Nëntor 2023, 20:23

Suedia me ligje të reja: Emigrantët që rrezikojnë demokracinë do të deportohen

Shkruar nga Pamfleti

Suedia me ligje të reja: Emigrantët që rrezikojnë

Qeveria suedeze ka paralajmëruar se emigrantëve që janë të përfshirë në organizata kriminale, apo që cenojnë vlerat demokratike suedeze do të deportohen.

Autoritetet njoftojnë se njerëzit që duan të jetojnë në Suedi duhet t’u përmbahen rregullave bazë dhe të jetojnë me ndershmëri.

Qeveria do të shqyrtojë në këtë mënyrë ligjin suedez për të parë nëse është e mundur që të kërkohen arsye specifike për revokimin e lejeve të qëndrimit.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë Gunnar Strömer njoftoi se kishte kërkuar një raport për heqjen e shtetësisë, veçanërisht në rastet e krimeve të rënda, terrorizmit ose nëse aplikanti kishte gënjyer kur aplikoi për shtetësi.

suedi emigrantët

Lini një Përgjigje