
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka raportuar se 53 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Sipas organizatës për mbrojtjen e shtypit, e cila regjistron viktimat në Izrael, Rripin e Gazës dhe kufirin libanez, mes gazetarëve që humbën jetën, 46 ishin palestinezë, katër ishin izraelitë dhe tre ishin libanezë.
Raporti u përditësua pas vdekjes së dy gazetarëve të rrjetit televiziv libanez Al Mayadeen të martën, gjatë bombardimeve izraelite në Libanin jugor, sipas autoriteteve të vendit.
Gjithashtu, 11 gazetarë janë plagosur dhe tre janë të zhdukur që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
“Gazetarët në Gaza janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të larta ndërsa përpiqen të mbulojnë sulmin izraelit, sulmet ajrore shkatërruese, komunikimet e dëmtuara, mungesat e furnizimit dhe ndërprerjet masive të energjisë”, komenton Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në faqen e internetit.
Lini një Përgjigje