TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Dhjetor 2025, 20:52

Skandali i 3 italianëve që po trondit Brukselin; Zbardhen detaje nga hetimi i Mogherinit dhe dy bashkëpunëtorëve të saj

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i 3 italianëve që po trondit Brukselin; Zbardhen detaje nga

Brukseli u trondit sot nga njw skandal qw ccoi nw arrestimin e Federica Mogherinit, ish-përfaqësuese e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të BE-së, pas kontrolleve të kryera nga policia belge si pjesë e një hetimi për mashtrim.

Sipas Prokurorisë Europiane (EPPO), ekzistojnë “dyshime të forta” se të arrestuarit janë të përfshirë në shkelje të rregullave të konkurrencës gjatë dhënies së një kontrate për funksionimin e Akademisë Europiane të Trajnimit të Diplomatëve.

Përveç Federica Mogherinit, u arrestuan edhe ish-diplomati italian i BE-së Stefano Sannino, si dhe bashkë-drejtori i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive në Kolegjin e Europës, Cesare Jegretti.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kontrollet, të cilat u kryen pas kërkesës së EPPO-s, u realizuan nga policia belge në zyrat e Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel, në godinat e Kolegjit të Europës në Brugge dhe në banesa private, njofton EPPO.

EEAS është departamenti i politikës së jashtme të BE-së.

Deri në vitin 2019, në krye të tij ishte ish-nënkryetarja e Komisionit Europian, Federica Mogherini. Në vitin 2020, ajo mori postin e rektorit të Kolegjit të Europës, një institucion arsimor për të ardhmen e zyrtarëve të BE-së.

Stefano Sannino, ish-diplomat italian, ka qenë zyrtar i lartë në EEAS dhe aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Europian për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonin e Gjirit.

Cesare Jegretti, i treti i arrestuar, është bashkë-drejtor i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive dhe Projekteve në Kolegjin e Europës, raporton Politico.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hipper, konfirmoi se policia kreu kontrolle në EEAS të martën si pjesë e një “hetimi në zhvillim për aktivitete të kryera gjatë mandatit të mëparshëm”, para rizgjedhjes së Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian në dhjetor 2024.

Megjithatë, zyrtarët e Komisionit nuk komentuan nëse ndonjë prej stafit të komisionit ishte arrestuar ose dhanë detaje shtesë për hetimin.

EPPO konfirmoi se kishte kërkuar heqjen e imunitetit që zakonisht i jepet diplomatëve, dhe kërkesa u pranua.

Autoritetet belge po hetojnë Akademinë Europiane të Diplomacisë së BE-së, një program për diplomatë të rinj nga vendet e BE-së, që funksionon në Kolegjin e Europës.

Mogherini është drejtuese e institucionit që nga gushti i vitit 2022.

Sipas EPPO-s, ekzistojnë “dyshime të forta” për shkelje të rregullave të konkurrencës kur EEAS i dha tenderin Kolegjit të Europës për krijimin e akademisë diplomatike.

Hetimi fokusohet nëse Kolegji i Europës ishte njoftuar për kriteret e procesit të përzgjedhjes para publikimit zyrtar.

Një zyrtar i lartë i BE-së tha për Politico se kontrollet lidhen me një hetim që kishte filluar para se Kaya Kallas, përfaqësuesja aktuale e lartë për politikën e jashtme të BE-së, të merrte detyrën.

Sipas një zyrtari anonim të EEAS, kontrolli u zhvillua në zyrat administrative të EEAS në Bruksel, në Rue d’Arlon 62, dhe jo në godinën kryesore në Sheshin Schuman.

Policia kërkoi nga punonjësit të lëshonin ambientet dhe të linin dyert e zyrave të hapura, si dhe mobiljet e tyre.

Stefano Sannino, ish-diplomati italian me karrierë 30-vjeçare

Stefano Sannino ka mbi 30 vjet eksperiencë në diplomaci dhe politikë europiane. Ai ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i EEAS dhe si ambasador i Italisë në Spanjë.

Me studime në Universitetin Federico II të Napolit, Sannino hyri në shërbimin diplomatik italian në 1986. Në vitin 2002, iu bashkua Komisionit Europian si këshilltar për marrëdhënie të jashtme dhe tregti në ekipin e Romano Prodit, dhe më pas shërbeu si Drejtor për Menaxhimin e Krizave dhe si përfaqësues i Komisionit në Komitetin për Politikë dhe Siguri. Në 2006 u bë Këshilltar Diplomatik i Prodit si Kryeministër i Italisë.

Në vitin 2013 u emërua Përfaqësues i Përhershëm i Italisë në BE, dhe në janar 2020, u bë Sekretar i Përgjithshëm i EEAS, duke luajtur një rol kyç në politikën e jashtme të BE-së deri në 2024. Më pas, u emërua Drejtor për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin (DG MENA).

Sannino është gjithashtu aktiv në mbështetje të komunitetit LGBT+. Ai ka deklaruar hapur se është homoseksual dhe i martuar me katalanasin Santiago Montragón Vial. Në 2016 mori çmimin Transexualia për angazhimin e tij në integrimin e personave trans në Spanjë, si dhe çmimin LGBT Andalucía për luftën kundër homofobisë. Në 2018 ngriti flamurin e ylberit në Ambasadën Italiane për Pride-in e Madridit.

Cesare Zegretti, bashkë-drejtori i “Kolegji të Europës”

Cesare Zegretti, me shtetësi italiane dhe belge, ka studiuar në LUISS të Romës dhe është bashkë-drejtor i Zyrës së Trajnimeve Ekzekutive, Edukimit dhe Projekteve në Kolegjin e Europës që nga janari 2022.

Ai u bashkua me Kolegjin e Europës në janar 2016 si Koordinator Projekti dhe ka përvojë në zhvillimin e biznesit, projektimin e projekteve dhe menaxhimin e programeve ndërkombëtare. Ai merret me politika bashkëpunimi ndërkombëtar, diplomacinë publike të BE-së dhe veprimet e jashtme.

Një nga projektet që ai mbikëqyr është European Resources for Mediation Support – ERMES, që ndihmon BE-në të mbështesë palët e treta në proceset e ndërmjetësimit dhe dialogut paqësor.

Para se të bashkohej me Kolegjin e Europës, Cesare Zegretti ka punuar për dy kompani europiane që ofronin shërbime për institucionet europiane dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, si dhe për OJQ që menaxhon fushata për të drejtat e njeriut.

3 Komente

  1. I
    Ilirjani

    Jane ne vehte keto qe kryejnë keto arrestime te bujshme pa mare leje me pare te Kryeministri ? Mos gje i ka lene mendja ? Zot na ruajte !!!! Faleminderit per mirkuptimin

    1. Sistemi i kalbur te them te drejten as nuk e dijme per cfare paguhen 500 Euro deputet kur Italia dhe Germania dhe Franca Qeverise nga partì populiste dhe fashiste dhe nuk i njohim kush Jane emrat e tyre dhe per cfare sherbejne te harxhohen kaq shume para per privilegi e bashkimi euro pian duhet reforma te thella democrazia ne veprim.kemi qene 3 veta ne shkoder kam qene shume iri e nuk e kam kuptuar si duhet rolin BE se si funksionuar mekanizmat ligjor ekonomik mbeshtetjes social e politica berjes cfare eshte Schengen cfare eshte Euro cilet Jane kufijte e europes sa vende aderojne Jane anetar te bashkimit ne vitet 1990 keni qenetrevete gazion rusi Vladi dhe vete qe kemi shperndare fletushka per europen Sic e njohim sot por kemi qene krejt injorant persa i perket pikepamjes ligjore amministrative dhe politiche push sot qe flsim vetem ballkani perendimor nuk ben pjese ne bashkimin europian.cili eshte hymni sa gjuhe flitet ne Europe nuk e kemi ditur sa sa i pasur eshte kontinenti i europes dhe sa ligje ne favore te cliente konsumatorit harton push nuk e kemi te qarte quadro ligjore se ku fillojne te drejtat tona dhe ku mbarojne.cfare eshte euro poli interpoli etj.

      Lini një Përgjigje