TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2026, 19:51

Skandal në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë detyrojnë karabinierët italianë të gjunjëzohen

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë
Foto ilustruese

Dy ushtarakë të Armatës Italiane, pjesë e konsullatës në Jerusalem, janë ndaluar ilegalisht, kërcënuar me armë dhe detyruar të gjunjëzohen nga një person civil i armatosur, i identifikuar si kolon izraelit. Ngjarja ka ndodhur në Bregun Perëndimor, në territorin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, pranë Ramallahut, gjatë një vizite paraprake për përgatitjen e një misioni të ambasadorëve të Bashkimit Europian.

Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, kolonit iu drejtua dy ushtarakëve me armë dhe i detyroi të zbresin nga makina diplomatike. Pavarësisht se karabinierët ishin të pajisur me pasaporta, dokumente diplomatike dhe makinë me targa zyrtare, ai i “intervistoi” dhe i kërcënoi nën tytën e një mitroloze. Në një moment, kolonit u dha telefonin për të folur me një person të paidentifikuar, i cili pretendoi se ndodheshin brenda një “zone ushtarake” dhe urdhëroi largimin e tyre.

Megjithatë, pas konsultimit me COGAT, komanda ushtarake izraelite për territoret e pushtuara, u konfirmua se nuk ka asnjë zonë ushtarake në atë vend. Karabinierët janë rikthyer të padëmtuar në Konsullatën italiane dhe kanë raportuar ngjarjen në ambasadë dhe në zinxhirin komandues ushtarak.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka thirrur ambasadorin izraelit në Romë për të kërkuar sqarime të menjëhershme dhe ka urdhëruar që të dorëzohet një notë zyrtare proteste në nivelin më të lartë diplomatik. Nota do të dorëzohet në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe do të përfshijë gjithashtu COGAT-in, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (IDF), Policinë dhe shërbimin e sigurisë Shin Bet. Ministria e Jashtme italiane ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa të tjerë politikë në ditët në vijim.

Shoqata Sindikale e Karabinierëve, Unarma, e ka quajtur ngjarjen “jashtëzakonisht të rëndë” dhe ka shprehur solidaritet të plotë me kolegët e kërcënuar. “Ky është një episod që vë në rrezik shërbyes të shtetit italian, në misione delikate ndërkombëtare”,  thuhet në deklaratën e Unarma.

Sekretari i Përgjithshëm i Unarma, Antonio Nicolosi, shtoi se: “Asnjë kërcënim nuk do të ndalë misionin tonë. Këto akte nuk na trembin, por tregojnë domosdoshmërinë për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e karabinierëve që shërbejnë jashtë vendit.”

izrael itali karabinier

Lini një Përgjigje