TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2026, 19:44

Rutte “në gjunjë” para Trump: Europa nuk mbrohet dot pa SHBA!

Shkruar nga Pamfleti
Rutte “në gjunjë” para Trump: Europa nuk mbrohet dot pa
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidenti i SHBA, Donald Trump

Rutte: NATO nuk funksionon pa SHBA

Pas tensioneve mes SHBA-së dhe BE-së për çështjen e Groenlandës, retorika evropiane për një Europë më të pavarur në mbrojtje është shtuar. Por sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i dha një përgjigje të prerë kësaj ideje: "Kushdo që beson se Europa mund të mbrojë veten pa Shtetet e Bashkuara, thjesht ëndërron".

Në një fjalim përpara Komisioneve të Sigurisë dhe të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Rutte deklaroi se Presidenti rus Vladimir Putin do të donte më shumë se gjithçka një Europë të shkëputur nga NATO.

Për Rutte-n, aleanca transatlantike është "jetike" jo vetëm për Europën, por edhe për SHBA-në dhe Kanadanë.

"SHBA-të kanë nevojë për NATO-n po aq sa edhe partnerët e tyre europianë," tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se një mbrojtje e pavarur evropiane do të kërkonte rritje dramatike të shpenzimeve ushtarake, deri në 10% të PBB-së së vendeve europiane, një objektiv thuajse i pamundur për momentin.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Rutte përshëndeti vendimin e BE-së për një paketë ndihme prej 90 miliardë eurosh, duke e quajtur "vendimtare për sigurinë dhe mirëqenien e Ukrainës."

Megjithatë, ai kritikoi burokracinë europiane, duke kërkuar më shumë fleksibilitet për mënyrën se si këto fonde do të përdoren.

Rutte theksoi se industria mbrojtëse europiane po zhvillohet, por aktualisht "nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e menjëhershme të Ukrainës."

Ndërkohë, Ukraina ka një industri ushtarake të mirë, por "pa furnizimet nga SHBA-të, nuk mund të qëndrojë në luftë."

Në këtë kontekst, fjalët e Rutte-s, megjithëse realiste, u lexuan nga shumë si një përulje ndaj Washingtonit, veçanërisht në një kohë kur Trump ka sinjalizuar më shumë izolim dhe presion ndaj partnerëve europianë.

Mes retorikës për një BE më sovrane dhe realitetit të varësisë ushtarake nga Amerika, duket se Europa ende nuk është gati të qëndrojë më këmbët e saj.

sekretari i përgjithshëm i nato-s mark rutte shba europa ivanka trump

1 Komente

  1. j
    j

    Sado parà e famë të të falin, dinjteti është ai që të mban. Rutte është veç një lepirës b*the dhe kaq. Të marr pak shembull nga kryeministri i Belgjikës, si vend i vogël dhe nga Kanadaja si vend i madh. Nuk ka pse i bën llogaritë Evropës. Të thotë troç që po u shkëput Evropa nga USA edhe ushtarakisht, USA ka mbaruar

    Lini një Përgjigje

    Rajoni dhe Bota