TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2025, 23:28

Shpresë për paqe në Ukrainë, Trump optimist pas takimit me Zelenskyb: Kemi bërë shumë përparim

Shkruar nga Pamfleti
Shpresë për paqe në Ukrainë, Trump optimist pas takimit me
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Trump tha se një plan paqeje mund të miratohet brenda “disa javësh” nëse negociatat “shkojnë mirë”...

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një takim të rëndësishëm në Mar-a-Lago, ku diskutuam çështjet kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe një plan paqeje të mundshëm. Pas përfundimit të takimit ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Trump filloi fjalën e tij duke renditur udhëheqësit evropianë me të cilët ai dhe Volodymyr Zelensky folën pak çaste para se të dilnin para mediave, duke përfshirë udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Gjermanisë, Finlandës, Polonisë dhe Norvegjisë, plus shefat e Bashkimit Evropian.

Trump tha se një plan paqeje mund të miratohet brenda “disa javësh” nëse negociatat “shkojnë mirë”.

"Menduam se ishte e përshtatshme të flisnim me ta dhe takimi ynë ishte i shkëlqyer. Ne e mbuluam, disa do të thoshin, 95%, nuk e di sa përqind, por kemi bërë shumë përparim në përfundimin e asaj lufte”, tha Trump

Volodymyr Zelensky nga ana tjetër e nisi fjalimin e tij duke falënderuar Trumpin për një takim të shkëlqyer në një vend të mrekullueshëm. Ai tha se ekipet sot diskutuan të gjitha aspektet e kuadrit të paqes dhe shtoi se plani i paqes me 20 pika është "90% i dakordësuar". Gjithashtu theksoi se garancitë e sigurisë SHBA-Ukrainë ishin 100% të dakordësuara.

"Ne ramë dakord që garancitë e sigurisë janë një moment kyç në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë në të gjitha aspektet", tha ai.

Më pas Donald Trump u pyetet në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën, për të cilat tha se është bërë progres i madh.

Mendoj se po ia dalim shumë mirë. Mund të jemi shumë afër ose me një ose dy çështje shumë të vështira, por mendoj se po ia dalim shumë mirë. Kemi bërë shumë përparim sot, por në të vërtetë e kemi bërë gjatë muajit të fundit. Ky nuk është një proces marrëveshjeje njëditor. Ka gjëra shumë të ndërlikuara”, tha Trump.

I pyetur se cilat çështje të mprehta mbeten të pazgjidhura, Trumpdekalroi se çështja e territoreve mbete më delikate.

Mendoj se toka për të cilën po flisni, një pjesë e asaj toke është pushtuar. Një pjesë e asaj toke ndoshta është e disponueshme për t’u blerë, por mund të merret gjatë periudhës së ardhshme prej disa muajsh, dhe është më mirë të bësh një marrëveshje", tha Trump.

I pyetur nëse parashikonte të shkonte në Ukrainë nëse mund të gjente një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës, ai tha sesë shpejti mund të flasë në Parlamentin Ukrainas.

Do të donim që marrëveshja të arrihej dhe jo domosdoshmërisht të na duhej të largoheshim. Kam ofruar të shkoj dhe të flas në parlamentin e tyre. Nëse kjo do të ndihmonte, nuk e di nëse do të ndihmonte. Mendoj se ndoshta do të ndihmonte, por as nuk e di", tha Trump.

Volodymyr Zelensky ndërhyri më pas për t'i thënë Trump se do të ishte i mirëpritur në Ukrainë nëse dëshiron të vijë.

"Nuk jam i sigurt nëse do të ishte vërtet e nevojshme, por nëse do të ndihmonte në shpëtimin e 25,000 jetëve në muaj ose çfarëdo që të jetë, unë sigurisht që do të isha i gatshëm ta bëja këtë", iu përgjigj Trump.

I pyetur në lidhje me rajonin shumë të kontestuar të Donbasit në Ukrainën lindore, Zelensky tha se i duhet të respektojë Kushtetutën e vendit të tij, duke nënkuptuar se nuk është i gatshëm të bëjë lëshime territori.

"Ne duhet të respektojmë ligjin dhe popullin tonë, si dhe territorin që kontrollojmë. Dhe sigurisht, qëndrimi ynë është shumë i qartë. Kjo është arsyeja pse Presidenti Trump tha se kjo është një pyetje shumë e vështirë. Ukraina ka një qëndrim të ndryshëm nga Rusia për këtë çështje”, tha ai.

trump zelensky

Lini një Përgjigje