Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike “të mirë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pak para një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago, Florida.
“Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë përpara takimit tim, në orën 13:00 të sotme, me Presidentin Zelensky të Ukrainës”, shkroi Trump në Truth Social.
Ndërkohë që takimi me Zelenskyn pritet të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në Mar-a-Lago, ndërsa gazetarët do ta ndjekin ngjarjen.
Biseda telefonike me Putinin erdhi ndërsa mbi Kiev po zhvilloheshin sulme me raketa dhe dronë rusë, duke shtuar presionin mbi situatën dhe duke i dhënë urgjencë negociatave.
Trump dhe Putin kishin folur për herë të fundit në tetor dhe ranë dakord për të organizuar një samit në Budapest. Megjithatë, disa ditë më vonë, Trump e anuloi papritur takimin, duke deklaruar se do të ishte një “humbje kohe”.
Lini një Përgjigje