Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, deklaroi se Bashkimi Evropian është pengesa kryesore për arritjen e paqes në Ukrainë.
Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të mediave TASS , Lavrov tha se BE-ja nuk po e fsheh faktin se po përgatitet të luftojë me Rusinë në fushën e betejës.
“Ne shohim që regjimi i Zelensky-t dhe kuratorët e tij evropianë nuk janë të gatshëm të angazhohen në bisedime konstruktive”, tha ai, duke shtuar se Kremlini vlerëson përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ekipit të tij për të arritur një zgjidhje paqeje.
Komentet e Lavrov u botuan ndërsa Zelensky udhëtoi për në Florida për t'u takuar me Trump në pronën e tij në Mar-a-lago për të rinisur bisedimet mbi propozimet për t'i dhënë fund konfliktit me Rusinë.
Më vonë të dielën, Trump tha në mediat sociale se sapo pati një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin rus Vladimir Putin përpara takimit të tij me udhëheqësin ukrainas. Trump nuk dha detaje rreth telefonatës.
Takimi Trump-Zelenskyy vjen pas javësh negociatash nga të dërguarit e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, që kur presidenti amerikan propozoi një plan paqeje me 28 pika në nëntor. Propozimi është rishikuar në 20 pika, me Zelenskyy që ua prezantoi detajet gazetarëve në Kiev javën e kaluar.
Lini një Përgjigje