
Ministria e shëndetësisë në Liban njofton e numri i viktimave nga shpërthimi i aparateve celularë ka shkuar në 8.
Vendi është tronditur nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbi 2000 anëtarë të grupit të Hezbollahut në Liban mbetën të plagosur rëndë.
Ministri i shëndetësisë njofton se gjasat janë që numri i viktimave të rritet teksa orët kalojnë.
Anëtarët e grupi libanez Hezbollah u plagosën në jug të Libanit dhe në periferi të jugut të Bejrutit, për shkak të shpërthimit njëkohësisht të qindra radio-lidhjes (tip mini-celularë) të cilat i përdornin për të komunikuar.
Një burim tjetër ka pretenduar se ishte një "shkelje izraelite" e komunikimeve. Aparatet sapo ishin furnizuar dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite vendosën brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar njëkohësisht nëpërmjet një kodi.
Çdo anëtar i grupit libanez të Hezbolahh e përdor këtë lloj pajisje për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.
Sipas mediave italiane një nga hipotezat mund të jetë që: Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një grup të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.
Lini një Përgjigje