TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2024, 14:51

Macron drejt shkarkimit? Asambleja Kombëtare jep dritën jeshile për nisjen e mocion mosbesimit

Shkruar nga Pamfleti
Macron drejt shkarkimit? Asambleja Kombëtare jep dritën jeshile
Emmanuel Macron

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar me 12 vota pro dhe 10 kundër  kërkesën e deputetëve të së majtës, për nisjen e procesit të fajësimit të Emmanuel Macron.

Më pas do të ketë një debat në komisionin ligjor të Kuvendit Kombëtar.

Megjithatë, shumica e analistëve politikë francezë janë dakord me vlerësimin se është pothuajse e pamundur që ky proces të çojë në shkarkimin e presidentit aktual, i cili mund të kryhet vetëm në rast se miratohet nga dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit.

Kryeministri në detyrë Gabriel Atal deklaroi se kjo është një shpallje lufte ndaj institucioneve të Republikës Franceze, ndërsa nga e djathta ekstreme, Marine Le Pen tha se procesi i fajësimit të presidentit francez do të dështojë për shkak të përçarjeve të shumta tek e majta.

franca emmanuel macron

Lini një Përgjigje