TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2024, 13:18

Pse askush nuk përpiqet të vrasë Kamalën ose Biden? Shtëpia e Bardhë kritikon deklaratën e Elon Musk

Shkruar nga Pamfleti

Pse askush nuk përpiqet të vrasë Kamalën ose Biden?

Shtëpia e Bardhë dënoi komentet e shefit të Tesla-s, Elon Musk për dhunën politike, pas një postimi tashmë të fshirë në X, ku Musk komentoi një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump.

Në një postim të dielën, Musk tha: “Dhe askush nuk po përpiqet të vrasë Biden/Kamala”, duke i kthyer përgjigje një përdoruesi të X i cili pyeti: “Pse duan të vrasin Donald Trump”. Ajo ngjalli kritika të gjera.

Kjo deklaratë shqetësoi Shtëpinë e Bardhë, e cila sqsroi se nuk ka vedn për dhunë politike në SHBA, duke theksuar se retorika e Musk është e papërgjegjshme.

“Nuk ka vend për dhunë politike apo ndonjë dhunë ndonjëherë në vendin tonë,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke theksuar rëndësinë e dënimit të dhunës. “Kjo retorikë është e papërgjegjshme”, shtohet në deklaratë.

Pronari i X sqaroi se ishte menduar si shaka, duke pranuar potencialin për keqinterpretim në formatin e tekstit. “Epo, një mësim që kam mësuar është se vetëm sepse i them diçka një grupi dhe ata qeshin, nuk do të thotë se do të jetë aq qesharake sa një postim në X,” shtoi ai.

Lini një Përgjigje