
Dhjetëra anëtarë të grupit të Hezbollahut në Liban janë plagosur rëndë pasi pajisjet që ata përdorin për të komunikuar kanë shpërthyer.
Pas sulmit fshihet Izraeli, i cili paralajmëroi se do të ndërmerrte një sulm kundër tyre.
Një zyrtar i Hezbollahut, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi ishte "shkelja më e madhe e sigurisë" me tw cilwn grupi është përballur në gati një vit luftë me Izraelin.
Sipas AP, një zyrtar i Hezbollahut tha se të paktën 150 njerëz, përfshirë anëtarë të grupit, u plagosën në pjesë të ndryshme të Libanit kur pajisjet shpërthyen.

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit libanez tha se ishte informuar për "incidentet e sigurisë që ndodhin në një numër rajonesh".
Ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani, u tha gjithashtu se ishte plagosur.
Hezbollahu është një nga grupet joshtetërore më të armatosura në botë dhe është pjesë e qeverisë në Liban, me dhjetëra deputetë në parlament.

Ai konsiderohet një organizatë terroriste nga shumë njerëz, duke përfshirë disa qeveri perëndimore, dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga tetori i kaluar paralelisht me luftën.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah më parë i paralajmëroi anëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, sepse Izraeli mund t'i përdorte për të gjurmuar lëvizjet e tyre. /Sky News
Lini një Përgjigje