TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2025, 07:09

Shpërthim në një banesë në Itali; vriten 3 karabinierë, plagosen 13 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në një banesë në Itali; vriten 3

Tre karabinierë mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një banesë në Castel D'Azzano, në provincën e Veronës.

Një burrë dhe një grua rreth të 60-ave, vëlla e motër, u arrestuan nga forcat e rendit, ndërsa një i afërm i tretë është ende në kërkim në zonë.

Sipas raportimeve fillestare, policia kishte ndërhyrë për të zbrazur avakuuar banorët që ndodheshin në një banesë, kur ndodhi shpërthimi.

Shtëpia dykatëshe u shemb, duke zënë poshtë karabinierët dhe forcat e rendit që ishin brenda saj.

Zjarrfikësit ishin gjithashtu në vendngjarje dhe reaguan menjëherë, por karabinierët nuk mundën t'i shpëtonin. Një grua midis banorëve u plagos.

Ende nuk dihet se ccfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa ekipe emergjencash shkuan në vendin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje