TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2023, 22:22

Shkupi dhe Podgorica i përgjigjen ministrit serb: Kërcënimet të papranueshme, presim sqarime nga Beogradi

Shkruar nga Pamfleti
Shkupi dhe Podgorica i përgjigjen ministrit serb: Kërcënimet
Ministri serb i Mbrojtjes

Shkupi dhe Podgorica kanë reaguar pas kërcënimeve që lëshoi ministri i Mbrojtjes në Serbi. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç,  tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj (nga rajoni apo pjesa tjetër e botës) në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.

Në rrjetin social X, ish-Twitter, Milatoviç theksoi se mbledhja e 28-të e Kuvendit është pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët sipas Kushtetutës janë bartës të sovranitetit.

“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.

Ndërsa në Maqedoni reagoi ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani, që po ashtu kërcënimet i ka cilësuar si të papërshtatshme. Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.

”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Lini një Përgjigje