TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2023, 21:24

Darka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Mitsotakis; i pranishëm edhe Zelensky

Shkruar nga Pamfleti
Darka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve të
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në darkën informale në Athinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shtruar një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Darka zhvillohet në Megaros Maximos. Mes të tjerëve të pranishëm janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Mediat greke kanë publikuar fotot nga darka informale që po mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe "Deklaratës së Selanikut".

Ashtu siç është raportuar më parë, në këtë darkë ka munguar kryeministri Edi Rama i cili nuk mori një ftesë për shkak të çështjes së Fredi Belerit, ndërsa nga ana tjetër presidenti Bajram Begaj refuzoi të marrë pjesë.

Liderët që po marrin pjesë:

Përveç krerëve të institucioneve evropiane Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe Volodymyr Zelensky, në darkë marrin pjesë:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu,
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic,
Kryeministri i Rumanisë Ion-Marcel Ciolacu,

Presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Borjana Kristo,
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski,

Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov,
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç.

Darka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve tëDarka informale në Athinë, publikohen fotot e liderëve të

athine darke foto ballkani perendimor mitsotakis

Lini një Përgjigje