TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2023, 18:49

Aksident tragjik në Turqi, autobusi del nga rruga dhe bie në greminë; 12 të vdekur e 19 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Turqi, autobusi del nga rruga dhe bie në

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, pasi nga përmbysja e një autobusi kanë humbur jetën 12 persona. Aksidenti ndodhi në provincën e Anadollit Qendror. Autobusi me 31 perona në bord udhëtonte drejt Stambollit, por doli nga rruga dhe përfundoi në një fabrikë sheqeri. 12 pasagjerë vdiqën, ndërsa 19 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet lokale dërguan ekipe shëndetësore, policore, xhandarmërie dhe shpëtimi për të ofruar ndihmë. Në mënyrë tragjike, 11 pasagjerë humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër në spital.

Shkaku i saktë i aksidentit mbetet i panjohur, pasi autobusi në mënyrë të pashpjegueshme doli nga korsia dhe ra gati 30 metra poshtë.

Dyshimi kryesor është se mund të kemi të bëjmë me një neglizhencë nga ana e shoferit.  Cihat Çalışkan, një i mbijetuar që merr trajtim mjekësor për plagët e marra në aksident, rrëfeu incidentin nga shtrati i tij në spital. "Autobusi papritur u përplas me barrierat në mes të rrugës. Ai u përplas pastaj me  pemët, duke u kthyer djathtas dhe majtas, përpara se të binte nga shkëmbi", tha ai.

Lini një Përgjigje