TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2023, 14:35

Greqia po ndërton marrëdhënie joformale me Kosovën, vizita e Kurtit në Athinë alarmon ish-diplomatin serb

Shkruar nga Pamfleti

Greqia po ndërton marrëdhënie joformale me Kosovën, vizita e

Ish-kryediplomati serb, Zoran Milivojeviç ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Greqi dhe mundësinë e njohjes së sovranitetit të Kosovës nga Athina.

Ai tha se rregulli në diplomaci është që kurrë të mos thuash kurrë.

‘Ata kanë ngritur në nivel ambasade zyrën ndërlidhëse që kanë në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka vizituar Prishtinën dy herë vitin e kaluar dhe këtë vit, prandaj politika greke ka qëndrim aktiv ndaj Kosovës si entitet, ndonëse nuk e kanë njohur si shtet”, ka thënë Millivojeviç, transmeton “Greek City Times”.

“Greqia nuk ka hapësirë tjetër për performancë dhe afirmim të interesave të saj strategjike përveç Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, që ndoshta të përputhet me Turqinë, rivalin e saj kryesor, por edhe për të forcuar pozicionin e saj brenda BE-së dhe NATO-s”, ka shtuar Milivojeviç.

Kërkesa e Kosovës për njohje ekziston në Athinë prej shumë vitesh. Qeveria e Greqisë gjithashtu është treguar mjaft e hapur për bashkëpunim, duke pritur delegacione kosovare dhe duke bërë shpesh vizita zyrtare në Prishtinë.

Lini një Përgjigje