TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2023, 08:32

E përkrahu për situatën me Kosovën, Vuçiç shpërblen aleatin e Vladimir Putinit

Shkruar nga Pamfleti
E përkrahu për situatën me Kosovën, Vuçiç
Aleksandar Vuçiç dhe Viktor Orban

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet në Budapest për vizitë zyrtare, deklaroi se ka marrë përkrahje dhe mirëkuptim nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, për situatën në veri të Kosovës.

Për përkrahjen që mori në Budapest, Vuçiçi i premtoi Hungarisë se do t'ia sigurojë dërgesat për gazin natyror rus nëse Ukraina ndërprenë marrëveshjen për transitin e gazit me Rusinë.

Përkrahje e mirëkuptim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, thotë të ketë marrë presidenti serb, Aleksandar Vuciq, për situatën në veri të Kosovës.

Vuçiçi u takua në Budapest me kryeministrin Orban, mikun e ngushtë të Putinit, ku i quajti të afërta raportet mes dy popujve.

“Do të kemi mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20-25 vjet më parë dhe ai trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të ngushtë dhe të ndershëm”, ka thënë Vuçiç.

E duke iu referuar akuzave nga Mali i Zi se Beogradi ka kërcënuar Podgoricën për njohjen e Kosovës, Vuçiçi tha se nuk duhet të presin mirënjohje shtetet që krijojnë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

“Nëse ndahet Ulqini apo Plava, ne do ta pranojmë menjëherë, dhe nëse nuk na dërgoni shampanjë për këtë veprim, ne duhet ta marrim atë si kërcënim? Është njëjtë sikur kur Kurti shkakton trazira, e ata thonë se Kurti nuk është fajtor, por Vuçiçi që s’e ka pranuar Kosovën. Ne ta kërcënojmë Malin e Zi? Çfarë budallallëqe janë këto, as që na shkon në mendje kjo”, ka shtuar ai.

Presidenti i Serbisë është duke qëndruar në Budapest në ditën kur ky shtet shënon përvjetorin e themelimit.

Përveç tij, kryeministri Orban ka pritur edhe liderin e Turqisë, presidentin Tayip Erdogan, atë të Katarit dhe një mori vendesh të Azisë Qendrore, duke zbatuar strategjinë e tij diplomatike për “hapje lindore”, e cila mbështetet në partneritetin me vende si Rusia e Kina e përkrahësit e tyre.

aleksandar vuçiç viktor orban serbia

Lini një Përgjigje