TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2023, 08:35

Shërbimet e sigurisë ruse thirrje Putinit: Shkarko ministrin e mbrojtjes dhe shpall mobilizimin!

Shkruar nga Pamfleti
Shërbimet e sigurisë ruse thirrje Putinit: Shkarko ministrin e
Vladimir Putin

Shërbimet e sigurisë ruse i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të shkarkojë ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu për ta lejuar atë të zbatojë një mobilizim të plotë të popullit rus për të luftuar në Ukrainë.

Raporti i Bloomberg citon burime nga elita ruse, ku thuhet se ishin të zhgënjyer me përgjigjen "e dobët" të Putinit ndaj rebelimit të Grupit Wagner të Yevgeny Prigozhin në qershor, dhe tani po sugjerojnë rrugën e drejtpërdrejtë drejt mobilizimit. 

Shërbimet ruse duan të zëvendësojnë Shoigun si pjesë e një tranzicioni në një luftë më agresive, duke përfshirë mobilizimin në shkallë të plotë dhe ligjin ushtarak, sipas pesë personave të njohur me situatën”, thuhet në raport. 

Ndërkohë luftimet vijojnë. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka penguar një sulm nga një dron ukrainas në rajonin e Moskës mëngjesin e sotëm. Avioni më pas u rrëzua në Pokrovske, rreth Odintsovo, nuk raportohet për viktima.

vladimir putin

Lini një Përgjigje