TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2023, 19:14

Kërcënoi Shqipërinë me bllokim, Von der Leyen i “prish darkën” Mitsotakisit: Të afrojmë në BE vendet e rajonit

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi Shqipërinë me bllokim, Von der Leyen i “prish
Ursula von der Leyen dhe Mitsotakis

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen duket se i ka prishur planet kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit mbajti sot një darkë informale me liderët e rajonit dhe përfaqësues të BE për të treguar se Greqia ka rol kyç në rajon sa i takon integrimit europian. Para kësaj darke, ai kërcënoi Shqipërinë se nuk do të shkojë dot në BE dhe do të bllokohen financimet nëse nuk liron Fredi Belerin.

Por duket se kërcënimi tij zgjati vetëm pak orë, pasi Brukseli nuk e mbështet aspak retorikën e Athinës kur vjen puna te zgjerimi.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Von der Leyen shprehet se është me rëndësi që përafrimi i shteteve që aspirojnë të hyjnë në BE duhet të ndodhë sa më shpejt, duke dalë kundër qëndrimeve të Greqisë.

Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan Von der Leyen.

Kujtojmë se kryeministri grek ftoi në darkën informale presidentin Bajram Begaj, por siç ka bërë me dije Presidenca, Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët.

Një ftesë e munguar që tregonte marrëdhëniet e ftohura mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte ajo e kryeministrit Edi Rama. Mistotakis nuk e ftoi Ramën në darkën e organizuar duke lënë të kuptohet kështu se ka një ftohje mes tyre. Shkaku kryesor i prishjes së marrëdhënieve është çështja Beleri. Fredi Beleri ndodhet në burg ndërsa Greqia tenton të ndërhyje në drejtësinë shqiptare duke kërkuar lirimin e tij, ndërsa Rama shprehet se asksuh nuk mund të prekë drejtësinë tonë.

Ndërkohë, kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm kryeministrat Albin Kurti e Dimitar Kovaçevski si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

mitsotakis rama von der leyen be athine

Lini një Përgjigje