
Kaosi mbizotëroi në Kuvendin grek, pas sjelljes së papranueshme të deputetit të Demokracisë së Re, Dimitris Kyriazidis, i cili teksa po fliste deputetja Zoe Konstantopoulou, u dëgjua nga bankat duke komentuar faktin se kryetarja e Plefsis Eleftherias nuk ka fëmijë.
Shprehja e deputetit “bëj fëmijë” dhe këmbëngulja e tij për të mos kërkuar falje shkaktoi reagimin e ashpër të ministres së Kohezionit Social dhe Familjes, Sofia Zacharaki dhe të gjithë Kuvendit.
Sipas informacioneve, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit dhe i ka kërkuar që t'i përcjellë Kyriazidis që ose të kërkojë falje menjëherë ose të shkarkohet nga detyra. Menjëherë më pas, deputeti i u referua në Komisionin e Etikës të Grupit Parlamentar të PD për t'u përjashtuar.
Ngjarja ka ndodhur kur deputeti kosnervator në një replikë me politikanen në fjalë e cila po fliste për fëmijët si shpresa për të ardhmen, i është drejtuar asaj duke i thënë të shkonte të bënte një fëmijë, ose të birësonte. (Konstantopoulou u martua para dy vitesh, por nuk ka ende fëmijë).
Debati në Kuvend:
Kyriazidis: Shkoni të bëni ndonjë fëmijë…
Konstantopoulou: Më thatë të shkoj të bëj fëmijë?
Kyriazidis: Ose të birësoni…
Lini një Përgjigje