TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2025, 18:28

Trump kërcënoi me sanksione Rusinë, Kremlini e “injoron”: Asgjë s’na ndal të arrijmë qëllimin tonë në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërcënoi me sanksione Rusinë, Kremlini e

Rusia i është përgjigjur kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se do të sanksiononte Moskën deri në arritjen e një armëpushimi me Ukrainën.

Në reagimin e saj, Rusia tha se sanksionet e reja të SHBA-së nuk do ta ndalojnë Moskën të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë. Zëdhënësja e qeverisë ruse, Maria Zakharova tha se Ukraina ka humbur tashmë dhe kjo duket qartë në fushën e betejës.

“Rreshti i parë i postimit është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA-të janë fokusuar te fitorja e Ukrainës. Tani ekziston një njohje e realitetit se pozicioni ukrainas në fushën e betejës është i keq. E vërteta është se Ukraina ka humbur, sepse ata besuan dhe u mbështetën në Shtëpinë e Bardhë të mëparshme.

Sa i përket sanksioneve të reja, ne tashmë jemi përballur me kaq shumë sanksione dhe ato nuk janë ndalur në realizimin e qëllimeve tona”, tha Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, për CNN.

Lini një Përgjigje