
Trump tha se është e papranueshme që në një kohë kur flitet për marrëveshje, Rusia të ndërmarrë sulme masive ndaj Ukrainës.
Që pas grindjes që ndodhi mes presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump në zyrën Ovale, Uashingtoni ka ndalur furnizimet me armë ndaj Kievit. Nga kjo ka përfituar Rusia e cila ka nisur sulme masive ndaj Ukrainës ditët e fundit.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili tha se po shqyrton fuqishëm vendosjen e sanksioneve bankare, dhe tarifave ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se është e papranueshme që në një kohë kur flitet për marrëveshje, Rusia të ndërmarrë sulme masive ndaj Ukrainës.
“Bazuar në faktin se Rusia po "godet" absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke konsideruar fuqimisht sanksione, sanksione dhe tarifa bankare në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e paqes. Për Rusinë dhe Ukrainën, shkoni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. faleminderit!!!”, shkroi Trump.
Aktualisht ka sanksione të shumta amerikane ndaj Rusisë. Nuk është e qartë nëse Trump dëshiron të shtrëngojë më tej ato ekzistuese apo të shtojë sanksione të reja. Ende nuk kemi një reagim nga ana e Rusisë për këtë çështje, por për aq kohë sa Ukraina nuk është ende gati të ulet në tavolinën e bisedimeve, Moska mund të justifikojë sulmet e saj./Pamfleti
Lini një Përgjigje