TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2025, 17:06

Trump i kërkoi marrëveshje për armët bërthamore, përgjigjet Irani: S’ka negociata me presione!

Shkruar nga Pamfleti

Trump i kërkoi marrëveshje për armët bërthamore,

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei ku kërkon të negociojë një marrëveshje mbi programin e armëve bërthamore të Teheranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i dërgoi një letër udhëheqjes së tij të enjten duke thënë se shpresonte se ata do të pranonin të bisedonin.

“Unë u thashë se shpresoj se do të negociojnë, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin. Mendoj se ata do të pranojnë. Alternativa tjetër është që ne duhet të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore”, tha Trump.

Letra e Trump vjen pasi administrata e tij po rrit presionin mbi Teheranin përmes sanksioneve ekonomike dhe eksporteve te naftës të Iranit.

-Përgjigja e Iranit

Irani nuk do të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që vazhdon politikën e saj të presionit dhe kërcënimeve kundër Teheranit, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në përgjigje të deklaratës së Donald Trump për letrën drejtuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Ne nuk do të fillojmë negociatat e drejtpërdrejta me SHBA-në për sa kohë që ajo vazhdon politikën e saj të presionit dhe kërcënimeve. Programi bërthamor i Iranit nuk mund të shkatërrohet nga operacionet ushtarake.

Kjo është një teknologji që ne kemi arritur, e cila është në mendjen tonë dhe nuk mund të bombardohet. Besoj se nëse kryhet një sulm ndaj Iranit, mund të shkaktojë komplikime më gjerë në rajon“, përfundoi ministri iranian.

Lini një Përgjigje