
Zëvendëskryeministri i qeverisë italiane, Matteo Salvini ka sulmuar presidentin francez, Emmanuel Macron dhe idenë e tij për një ushtri evropiane.
Salvini u shpreh kundër idesë së krijimit të një ushtrie europiane, e cila sipas tij do të drejtohej nga një i çmendur si Macron. Ai theksoi se sa i takon luftës në Ukrainë, Italia është solide në mbështetjen ndaj saj, teksa theksoi se nuk do të shpenzonin më para për armë.
“Ne hedhim poshtë mundësinë e një ushtrie evropiane nën komandën e një të çmenduri si Macron, i cili i referohet luftës bërthamore.
Për sa i përket luftës në Ukrainë, linja e qeverisë sonë është solide. Nuk ka absolutisht asnjë shans që ne të dërgojmë ushtarët tanë. Nuk ka asnjë mënyrë që ne të përdorim fondet e Fondit të Kohezionit për të blerë armë, në vend që të zhvillojmë rajone të ndryshme të vendit tonë”, tha Salvini.
Më herët kryeministria italiane Giorgia Meloni është shprehur në favor të mbështetjes së Ukrainës, por beson se dërgimi i ushtarëve evropianë nuk është një zgjidhje e përshtatshme.
Lini një Përgjigje