TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shkurt 2025, 11:45

SHBA 'shkundi' Europën në Konferencën e Sigurisë, revoltohet Gjermania: Vance na provokoi, do konflikt

Shkruar nga Pamfleti
SHBA 'shkundi' Europën në Konferencën e Sigurisë,
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe zv.Presidenti i SHBA, JD Vance

Kancelari gjerman Olaf Scholz iu përgjigj kritikave të tij tronditëse për demokracinë në Evropë nga podiumi i Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Frika më e keqe e Evropës Liberale për dispozitat e administratës së re amerikane u konfirmuan me dhimbje dje nga JD Vance, teksa deklaratat e tij shokuan audiencën e tij, politikanë, diplomatë, ushtarakë, figura ekonomike.

Kancelari gjerman Olaf Scholz iu përgjigj kritikave tronditëse për demokracinë në Evropë nga podiumi i Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Gjermania është një demokraci shumë e fortë dhe si një demokraci e fortë, ne e kemi absolutisht të qartë se e djathta ekstreme duhet të jetë jashtë kontrollit politik dhe proceseve të vendimmarrjes politike dhe se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me ta.

Unë e kundërshtoj në mënyrë eksplicite atë që tha Zëvendës Presidenti amerikan Vance" tha kancelari Olaf Scholz , duke vënë në dukje se konsensusi midis partive demokratike të Gjermanisë për të përjashtuar partitë ekstremiste të ekstremit të djathtë është rezultat i përvojës së nacionalsocializmit, pra nazistëve.

Edhe Shefja e politikës së jashtme evropiane Kaia Kalas tha se fjalimi i Vance dha përshtypjen se “ata po përpiqen të na provokojnë në konflikt dhe ne nuk duam ta bëjmë këtë me miqtë tanë”.

Ndërkohë një ftohtësi ka mbizotëruar në kryeqytetet evropiane, ndërsa shumica e qeverive duan të shmangin një konfrontim politik 'kokë më kokë' me Presidentin Donald Trump.

Ishte një tjetër “kalim” i administratës Trump drejt së djathtës ekstreme evropiane, veçanërisht AfD-së gjermane në prag të zgjedhjeve të 23 shkurtit. Më parë, nënpresidenti amerikan u takua me lideren e AfD, Alice Weidel, por jo me kancelarin dhe kreun e socialdemokratëve Olaf Scholz. 

Në një përpjekje mjaft të gabuar për të kombinuar traditën e Perëndimit të Egër me Iluminizmin Evropian, Vance deklaroi nga podiumi i seancës se “në Uashington, ka një sherif të ri në qytet dhe nën udhëheqjen e Donald Trump, ne mund të mos pajtohemi me pikëpamjet tuaja, por do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për t’i paraqitur ato në sferën publike”.

Përpjekja e tij për humor ra në vesh të shurdhër, duke thënë se “nëse demokracia amerikane i mbijetoi dhjetë vjet kritikave nga Greta Thunberg, ju mund të mbijetoni disa muaj me Elon Musk”. Nuk kishte të qeshura, asnjë duartrokitje, vetëm mosmiratim të heshtur. E vetmja duartrokitje që mori nënpresidenti amerikan ishte kur u ngjit në skenë. Në fund të fjalës së tij, publiku u duk i shtangur.

Lini një Përgjigje