
Tre persona kanë humbur jetën pas një sulmi ajror të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara në Oqeanin Paqësor lindor, ku objektiv ishte një motoskaf i dyshuar për trafik droge. Sipas një deklarate zyrtare të forcave të armatosura amerikane, ky është operacioni i pestë i këtij lloji brenda një jave.
Me këtë ndërhyrje, numri total i viktimave në kuadër të fushatës së bombardimeve në Paqësor dhe Karaibe arrin të paktën në 177. Këto operacione synojnë anije që dyshohet se përdoren për transportin e lëndëve narkotike drejt Shteteve të Bashkuara.
Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), që mbulon rajonin e Amerikës Latine, njoftoi se goditja kishte në shënjestër një anije të përfshirë në aktivitete të trafikimit të drogës dhe që, sipas tyre, shfrytëzohej nga organizata të huaja të cilësuara si terroriste, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Autoritetet amerikane konfirmuan se “tre narkoterroristë meshkuj u vranë” gjatë operacionit, ndërsa publikuan edhe një video të deklasifikuar që tregon momentin e shkatërrimit të mjetit lundrues.
Shtetet e Bashkuara kanë nisur këto sulme ajrore që prej shtatorit 2025, duke i konsideruar pjesë të strategjisë së tyre kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine. Në këtë kuadër, disa nga këto grupe janë klasifikuar si organizata terroriste dhe shpesh përshkruhen nga autoritetet si “narko-terroristë”.
E thone dhe vete"e dyshuar"nuk ishin te sigurte d.m.th qe Po transportonte droge,as motoskafet qe goditen me pare,as ai qe goditen Tani!e kuptoni SE kush eshte trampi o njerez?nje vrases gjakftohte,asgje me shume!hiqeni nga posti I presidenti sa me pare,qe te shpetoni,SE ne fund Amerika do behet vendi me I urryer ne bote!