
Dy ngarkesa kokaine u zbuluan nga autoritetet grek në portet e Selanikut dhe Pireut.
Konkretisht, në Pire u sekuestruan 45 pako plastike me një sasi kokaine, me një peshë totale bruto prej 53.778 kilogramë.
Ndërkohë në portin e Selanikut, inspektorët e AADE zbuluan mbi 62 kilogramë kokainë brenda një kontejneri me banane me origjinë nga Ekuadori dhe me destinacion portin e Selanikut.
Konkretisht, gjatë kontrolleve në Doganën e Parë të Selanikut, me anë të një aparati X-Ray, u gjetën dhe sekuestruan 55 pako kokainë, të cilat ishin fshehur në mekanizmin ftohës të kontejnerit me bananet e freskëta. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 2.3 milionë. euro.
Policia greke ka nisur mbledhjen e të dhënave dhe provave, si dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lini një Përgjigje