TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2024, 16:59

Së shpejti paqe në Gaza? SHBA: Nëse Hamasi bie dakord me propozimin e Biden për armëpushim, Izraeli do të pranojë!

Shkruar nga Pamfleti

Së shpejti paqe në Gaza? SHBA: Nëse Hamasi bie dakord me

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se nëse Hamasi bie dakord me propozimin e Bidenit për armëpushim për t’i dhënë fund luftës, SHBA pret që edhe Izraeli ta pranojë planin.

Ky ishte një propozim izraelit. Ne kemi çdo pritshmëri që nëse Hamasi bie dakord me propozimin, atëherë Izraeli do të thoshte po”, tha Kirby në një intervistë në programin “This Week”.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga Izraeli. Një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi të dielën se Izraeli e ka pranuar një projekt marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gazë, e cila po çohet përpara nga Presidenti Joe Biden, edhe pse plani sipas tij nuk është i përsosur dhe ka nevojë për shumë ndërhyrje.

Në një intervistë për gazetën britanike “Sunday Times”, këshilltari i kryeministrit Netanyahu, Ophir Falk tha se Izraeli kishte rëndë dakord me propozimin e Presidentit Biden.

Ka shumë elementë që duhen diskutuar”, tha ai duke shtuar se kushtet e Izraelit, përfshirë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit nuk kanë ndryshuar.

gaza

Lini një Përgjigje