TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2024, 16:19

Aksident tragjik në Itali, tre të vdekur dhe pesë të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, tre të vdekur dhe pesë të

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në autostradën e A12 në Rosignano, në provincën e Livornon të Italisë, ku për pasojë kanë humbur jetë tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në kabinën ku paguhet taksa e lëvizjes në këtë autostradë. Njëra nga makinat, me shpejtësi, ka përplasur dy automjete të tjera, që po paguanin taksën e rrugës.

Mediat italiane raportojnë se mes të plagosurve ndodhet dhe një fëmijë. Nga përplasja e fortë, dy nga tre makinat e përfshirë në aksident u përmbysën. Po ashtu, edhe kabina ka pësuar dëmtime të mëdha.

Aksident tragjik në Itali, tre të vdekur dhe pesë të

Sipas informacioneve fillestare, personi që shkaktoi përplasjen dramatike nuk është ndjerë mirë,  për këtë arsye nuk ka arritur për të frenuar në kabinën e pagesës. Megjithatë, ekspertët dhe policia ndodhe në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Lini një Përgjigje