TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2024, 13:29

Salvini i del kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Netanyahu është i mirëpritur në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Salvini i del kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale:
Matteo Salvini dhe Benjamin Netanyahu

Zëvendëskryeministri, ministri i Transportit dhe lideri i partisë së krahut të djathtë Matteo Salvini tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të ishte i mirëpritur në Itali.

Kjo deklaratë e Salvinit vjen një ditë pasi kryeministri izraelit u akuzua për krime lufte në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ndaj tij u lëshua urdhër-arrest..

“Kam në plan të takohem me anëtarët e qeverisë izraelite së shpejti dhe nëse Netanyahu do të vinte në Itali ai do të ishte i mirëpritur. Kriminelët e luftës janë të tjerët”, tha Salvini.

Ai tha se ishte “mosrespekt” të quash “kryeministrin e një prej demokracive të pakta në Lindjen e Mesme” kriminel lufte.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ftoi të premten Netanyahun në Pragë duke thënë se ai do sfidonte verdiktin e GJNP-së. Edhe SHBA nuk priti mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjykata nderkomebtare penale matteo salvini benjamin netanyahu

Lini një Përgjigje