TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2024, 12:11

“Po përshkallëzoni konfliktin me Ukrainën”/ Franca, Britania dhe Gjermania i përgjigjen akuzave të Putin

Shkruar nga Pamfleti

“Po përshkallëzoni konfliktin me Ukrainën”/ Franca,

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologu i tij francez, Jean-Nowl Barrot, kanë konfirmuar përkushtimin e vendeve të tyre për të mbështetur Ukrainën dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.

Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj akuzave të Vladimir Putinit, i cili pohoi se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja kanë përshkallëzuar konfliktin duke lejuar Ukrainën në përdorimin e raketave të tyre për sulme brenda territorit rus.

Në artikullin e tyre të përbashkët, Lammy dhe Barrot theksuan se shkaku i vërtetë i përshkallëzimit ishte “lufta e plotë dhe e paprovokuar” e nisur nga Rusia, duke e cilësuar si konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ata gjithashtu akuzuan Putinin për “asgjësimin e arkitekturës globale” që ka qenë një gur themeli i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare për breza.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz e ka quajtur përdorimin 4 një rakete të re balistike me rreze të mesme nga Rusia një “përshkallëzim të rrezikshëm”, duke theksuar se kjo tregon se sa kritike dhe e rrezikshme është situata aktuale.

Scholz riafirmoi mbështetjen e vendosur të Gjermanisë për Ukrainën, por theksoi se Berlni nuk do të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë, duke nënvizuar rëndësinë e shmangies së një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Lini një Përgjigje