TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2025, 22:13

Rusia vijon sulmet me dronë ndaj Ukrainës, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Rusia vijon sulmet me dronë ndaj Ukrainës, 1 i vdekur dhe 12 të

Një sulm rus në rajonin Sumy të Ukrainës ka lënë 1 person të vdekur dhe 12 të plagosur.

Rusët lëshuan një dron që goditi një minibus, njoftoi Oleh Hryhorov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Sumy. Viktima ishte një burrë 69-vjeçar, ndërsa të plagosurit një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 15-vjeçare.

Kryeministri i Polonisë, Donald Trusk ka folur mbi luftën Rusi-Ukrainë. Ai shprehu bindjen e tij se Rusia ka një avantazh të madh ndaj perëndimit, që është gatishmëria për të luftuar.

“Nuk kam dyshime që Ukraina do të mbijetojë si një shtet i pavarur, por pyetja kryesore është sa viktima do të kemi. Presidenti Zelensky më tha se shpreson që lufta të mos zgjasë dhjetë vjet, por Ukraina është e gatshme të luftojë për dy, tre vjet të tjera”, tha kryeministri i Polonisë, Donald Trusk.

“Rusët janë në vështirësi të mëdha ekonomike, por kjo do të thotë se mund të themi se po fitojmë? Absolutisht jo. Ata kanë një avantazh të madh ndaj Perëndimit, dhe në veçanti ndaj Europës: janë të gatshëm të luftojnë”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje