TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Gusht 2023, 22:14

Rusia “pushton” Hënën/ Pas 47 vitesh, Moska ul sërish në sipërfaqen e ‘satelitit” një anijen kozmike

Shkruar nga Pamfleti

Rusia “pushton” Hënën/ Pas 47 vitesh, Moska ul sërish

Instrumentet shkencore të anijes ruse “Luna-25” kryen sot matjet e para dhe dërguan të dhëna në lidhje me fluturimin në Hënë, të cilat shkencëtarët kanë filluar t’i përpunojnë, kështu njoftoi shërbimi për shtyp i agjencisë ruse hapësinore Roscosmos.

Në njoftim thuhet se matjet e para të pajisjeve shkencore të zhvilluara nga Instituti për Kërkime Hapësinore të Akademisë së Shkencave Ruse janë kryer në kushte fluturimi në hapësirë. Anija kozmike “Luna-25” do të hyjë në një orbitë rreth 100 kilometra të lartë për pesë ditë.

Rusia nisi anijen e saj të parë kozmike në 47 vjet më 11 gusht, duke synuar të jetë vendi i parë që do të zbarkojë në polin jugor të Hënës, i cili mund të ketë depozita të konsiderueshme akulli.

Raketa Soyuz 2.1v që mbante anijen kozmike Luna-25 u ngrit nga Kozmodromi Vostochny më 11 gusht dhe do të ulet në Hënë deri më 21 gusht, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Ky mision rus hënor është i pari që nga viti 1976. Roscosmos tha se Luna-25, i cili peshon 1.8 ton, do të jetë në Hënë për të paktën një vit dhe do të mbledhë mostra.

rusia hënën

Lini një Përgjigje