
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas një kritike e zëshme e Rusisë, ishte në mesin e disa politikanëve baltik të vendosur në listën e kërkuar të Moskës javën e kaluar për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike. Lidhur me këtë veprim të Moskës, ajo deklaroi se nuk ka aspak frikë nga urdhër-arresti rus.
"Kjo ka për qëllim të frikësojë dhe të më bëjë të përmbahem nga vendimet që përndryshe do t'i merrja. Por është libri i lojërave të Rusisë. Nuk është asgjë befasuese dhe ne nuk kemi frikë", tha ajo në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Kallas e ka përdorur profilin e saj të lartë për të grumbulluar mbështetjen për Ukrainën dhe kjo ka çuar në spekulime se ajo mund të jetë në linjë për një rol të lartë brenda BE-së - ndoshta si shefja e ardhshme e politikës së jashtme pas zgjedhjeve në qershor. Ajo beson se spekulimet po kontribuojnë në agresionin e Rusisë ndaj saj.
“Është e vështirë të jesh popullor. Këtë e kanë parë edhe rusët dhe për këtë arsye kanë lëshuar urdhrin e arrestit për të theksuar vërtet argumentin më të madh kundër meje, se unë jam një provokim për Rusinë”, deklaroi ajo.
Kur u pyet nëse ishte e interesuar për ndonjë rol të ardhshëm evropian, ajo tha: "Nuk jemi ende atje. Unë jam kryeministre e Estonisë."
Kujtojmë se politikanët rrezikojnë arrestimin vetëm nëse kalojnë kufirin rus, përndryshe shpallja e tyre në kërkim nuk ka pasoja reale. Estonia dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, por tani është anëtare e BE-së dhe NATO-s.
Lini një Përgjigje