TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shkurt 2024, 16:13

Konferenca e sigurisë në Mynih, Zelensky: Mos pyesni kur do përfundojë lufta, por pse Putin është ende në gjendje të vazhdojë sulmet!

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e sigurisë në Mynih, Zelensky: Mos pyesni kur do

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Gjermani, kërkoi nga aleatët që të bëjnë pyetjet e duhura, sa i takon luftës në vendin e tij.

Zelensky tha se aleatët e Ukrainës duhet të pyesin veten pse Putin është ende në gjendje të vazhdojë luftën ndaj Ukrainës dhe jo se sa do të zgjasë lufta.

Nëse ne s’veprojmë, Putini do t'i bëjë vitet e ardhshme katastrofike për edhe vendet e tjera. Mos e pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta, por pyesni veten pse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë këtë luftë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket tërheqjes së trupave nga Avdiivka, presidenti ukrainas e përkufizoi atë si një vendim të drejtë, të marrë për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Kujtojmë se në mbledhjen e G7, Ukraina dhe vdekja e liderit opozitar rus, Navalny ishin qendra e bisedimeve. Presidenti aktual Antonio Tajani kërkoi një minutë heshtje për të kujtuar liderin e opozitës ruse. Më pas shprehu indinjatën për vdekjen e tij dhe kërkoi nga autoritetet ruse të sqarojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.

zelensky

Lini një Përgjigje